Flash News

POLITIKOFF

Rita Ora u “kryqëzua” për performancën me flamurin serb, Lorik Cana i del në mbrojte

Rita Ora u “kryqëzua” për performancën me flamurin

Këngëtarja Rita Ora është në qendër të furtunës pasi performoi me flamurin serb në një koncert në Hungari.

Që nga ajo ditë, sulmet ndaj saj nuk kanë munguar. Por, ish-kapateni kombëtares shqiptare, Lorik Cana i ka dalë në mbrojtje.

Ai ka postuar një foto ku shfaqet Rita e vogël me veshje tradicionale shqiptare, për të treguar se ajo e do atdheun e saj.

Rita Ora u “kryqëzua” për performancën me flamurin

Ndërkohë Rita  është shprehur se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka kuptuar se cilit shtet i përket.

Ajo është shprehur se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena, ndërsa ka theksuar se e konsideron veten “shqiptare krenare” dhe se qëllimi i saj nuk ishte mosrespekti ndaj popullit të saj.

Të fundit