Flash News

POLITIKOFF

Rita Ora uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë: Gëzuar vendi im

Rita Ora uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë:

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka uruar Kosovën për Ditën e Pavarësisë me disa postime në rrjetet sociale.

Në Instastory, artistja ka shpërndarë momente nga koncertet e saj në Kosovë dhe Shqipëri, duke shprehur dashurinë për vendin e saj të origjinës. Gjithashtu, ajo ka publikuar një imazh ku shfaqet e veshur me një kostum tradicional shqiptar nga një prej videoklipeve të saj.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë vendi im,” ka shkruar Rita Ora në njërin nga postimet, duke përcjellë një mesazh krenarie dhe përkushtimi për Kosovën.

Artistja, e cila gjithmonë ka treguar lidhjen e saj të fortë me rrënjët shqiptare, vijon të jetë një nga ambasadoret më të njohura të kulturës dhe muzikës shqiptare në skenën botërore.

Rita Ora uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë:

Të fundit