Flash News

POLITIKOFF

Rita Ora uron në mbrëmje Pavarësinë e Kosovës

Rita Ora uron në mbrëmje Pavarësinë e Kosovës

Rita Ora është duke u marrë me suksesin e këngës më të fundit "Bang" që i ka sjellë një tjetër rekord këngëtares shqiptare. Në këtë klip, Rita është shfaqur me veshje kombëtare tradicionale shqiptare, të cilat janë përshtatur në mënyrë moderne nga stilisti shqiptar nga Kosova Valdrin Sahiti.

Vetë Rita ka pranuar se ka dashur t`i tregojë dhe botës për stilin shqiptar përmes veshjeve tradicionale dhe po ashtu ka shtuar se kjo është dhe një "dhuratë" për pavarësinë e Kosovës.

Ndryshe nga të tjerët, Rita ka zgjedhur mbrëmjen të bëjë urimin në Instagram për Pavarësinë e Kosovës.

Me foto nga xhirimet e klipit, Rita feston dyfish sot, Pavarësinë e Kosovës dhe faktin që 5 këngët e saj janë Spotify.

"Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosova !!! Urime 13 vjet pavaresi KOSOVA jone! Duke festuar me veshjen time tradicionale nga më i madhi!!"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Të fundit