All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

POLITIKOFF

Robert Aliaj i drejtohet ashpër ish-banores së “Big Brother”: E dështuar

All - Paragraf - 1

Robert Aliaj i drejtohet ashpër ish-banores së “Big

Opinionistja e “Talk Love Story” në Tv Klan, Xhensila Pere, ka kërkuar që të ketë një përballje me Roberin mbrëmjen e sotme ‘Love Story’, pas një statusi që ai ka bërë në Instagram për një koment të saj mbi djalin e tij, Kristin. Në një prej puntatave të kësaj jave në ‘Love Story Talk’, Xhensila komentoi pavendosmërinë e Kristit për të zgjedhur një vajzë në këto 4 muaj. Nga kjo, Roberti mori shkas dhe shkroi një status duke iu referuar Xhensilës dhe statusit të saj.

All - Paragraf - 3

“Love Story mos e bëni zyrë sekserësh, as moralizuesish provincialë. Nuk ka si mos të jetë nivel mediokër kur japin opinione individë të dështuar në jetën e tyre, habitet Xhensila me Kristin që në katër muaj nuk po vendos dot dhe harron që po plaket beqare dhe pa zanat. Opinioniste aty duhej të ishte një zonjë e suksesshme në jetën e saj, familjare dhe profesionale, askush nuk e ka të drejtën morale të japë leksione suksesi aty ku vetë ata janë të dështuar”,- ishte statusi i Robert Aliajt, pas të cilit Xhensila kërkoi një përballje mbrëmjen e sotme.

“Unë do të doja të isha këtu për të celebruar një dashuri dhe jo për një status të tillë, kur kam marrë ftesën për të qenë opinioniste tek ‘Love Story’ absolutisht kam qenë shumë e lumtur dhe bëra një premtim me veten që të jem sa më e drejtë dhe të di se ku mbaron liria ime dhe ku fillon liria e tjetrit. Gjithashtu, jam përpjekur si me djemtë, si me vajzat, 4 fronistët, të jap mendimin tim gjithmonë pa cënuar dhe pa fyer askënd. Kam vetëm 1 pyetje, kush je ti që mua më fyen në këtë pikë?” – iu drejtua ajo Robertit, por ai kurrsesi nuk e pranoi ta ketë bërë.

Unë nuk të kam fyer fare, po nejse nuk dua të bëj debat këtu, se nuk është vendi. Ideja ishte që… Do të them një gjë me shumë sinqeritet. Ky reagim është më kompleks se kaq, se nuk më pëlqeu mënyra si i ndërtoni gjërat me orientime nga komiteti qendror e bla bla… unë i kam inat, nuk je vetëm ti e përfshirë aty. Ti ishe impulsi. Unë do doja njerëz të suksesshëm këtu…” – tha Roberti duke u përpjekur të shpjegohet për deklaratën e tij, por Xhensila e ndërpreu: “Ku është e shkruar që të jesh i suksesshëm duhet të kesh një familje? Ke folur mjaftueshëm…” – i tha ajo.

Megjithatë, Roberti nuk deshi ta vazhdojë debatin. Siç tha ai, tashmë niveli i debatit ishte ulur tepër, ndaj edhe zgjodhi ta lërë studion dhe të largohet.

Në karrigen e tij, Alketa ftoi Xhensilën të qëndronte deri në fund të programit duke bërë kështu një treshe vajzash opinioniste, njëra më e veçantë se tjetra, por të tria unike.

Të fundit