Flash News

POLITIKOFF

Përballja e fundit me Nadal, Roger Federer i jep lamtumirën tenisit

Përballja e fundit me Nadal, Roger Federer i jep lamtumirën tenisit

Roger Federer, fituesi i 20 titujve Grand Slam, i dha dje lamtumirën tenisit profesional. Federer u lagua me ovacione nga audienca si një nga lojtarët më të mirë në historinë e tenisit botëror.

Zvicerani luajti ndeshjen e fundit duke bashkuar forcat me rivalin e tij Rafael Nadal përballë dyshe amerikane Sock dhe Tiafoe. Prej thuajse një viti, Federer i kishte munguar tenisit e megjithatë arrit bashkë me Nadal të mbanin lojën, pavarësisht humbjes në fund.

Mes lotësh, Federer u shpreh i emocionuar dhe i lumtur për arritjet e tij. "Ka qenë një ditë e mrekullueshme. Jam i lumtur, jo i trishtuar. Ndihem mirë që jam këtu. Jam i lumtur që ia dola," tha ai.

Federer qau ndërsa përqafoi Nadalin dhe lojtarët e tjerë, më pas mori brohoritje nga mijëra tifozë që brohoritën emrin e tij në O2 Arena në Londër.

Edhe Nadal nuk i mbajti dot lotët. 36-vjeçari spanjoll qau teksa ishte ulur përkrah Federerit, ndërsa dyshja dëgjonin këngëtaren britanike Ellie Goulding.

Federer dhe Nadal janë quajtur nga publiku dashës i tenisit si 'Fedal'.

Të fundit