Flash News

POLITIKOFF

Roma nuk do mund të organizojë "Eurovizion 2022"

Roma nuk do mund të organizojë "Eurovizion 2022"

Kryeqyteti italian nuk do të mund të organizojë "Eurovizion 2022" pasi nuk ka hyrë dot në listën e ngushtë të Eurovision pas fitores së Måneskin.

Konkursi i këngës do të mbahet në Itali për herë të parë pas tre dekadash pasi grupi i Romës Måneskin fitoi çmimin e madh në maj me këngën “Zitti e buoni”.

Brenda pak orësh nga triumfi i grupit, disa qytete italiane u paraqitën si kandidatë të përshtatshëm, me kryebashkiakun e Romës, Virginia Raggi, duke e lavdëruar kryeqytetin si “skenë perfekte për të rifilluar sfidën”.

Roma nuk do mund të organizojë "Eurovizion 2022"

Sidoqoftë, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe transmetuesi shtetëror italian RAI padyshim që nuk pajtohen, që do të thotë se Måneskin nuk do të ketë nderin të performojë në qytetin e tyre. Nuk dihet ende pse Roma nuk arriti të hyjë në listën e ngushtë, megjithatë qytetet kandidate pritet të plotësojnë një sërë kërkesash të përcaktuara qartë.

Të fundit