Flash News

POLITIKOFF

Romancë e re me këngëtaren italiane? Balerina shqiptare thyen heshtjen

Romancë e re me këngëtaren italiane? Balerina shqiptare thyen

Thashethemet për një histori dashurie mes balerinës shqiptare Franceska Nuredini dhe këngëtares italiane Elodie po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje, pas postimeve të fundit në rrjetet sociale.

Fotot e publikuara nga Elodie, ku ajo shfaqet pranë 23-vjeçares në momente të afërta, janë interpretuar nga ndjekësit si një sinjal i fortë për një marrëdhënie që shkon përtej miqësisë. 

Edhe pse asnjëra prej tyre nuk ka konfirmuar zyrtarisht një lidhje, afrimiteti i dukshëm ka nxitur reagime të shumta online. Në një intervistë për “Le Mile Magazine”, Nuredini foli për raportin me këngëtaren, duke e përshkruar si një përvojë që “shkon përtej skenës”.

“Ishte një përvojë jashtëzakonisht e kënaqshme, si artistikisht ashtu edhe personalisht. Në skenë, u ndjeva e lirë të isha vërtet vetvetja,” u shpreh balerina, duke lënë të hapur interpretimin për natyrën e marrëdhënies së tyre.

Romanca, që besohet të ketë nisur gjatë një turneu dhe pushimeve të përbashkëta, mbetet pa një etiketë zyrtare. Megjithatë, heshtja e tyre duket se vetëm sa e shton kuriozitetin e publikut, ndërsa fansat vijojnë të analizojnë çdo postim dhe dalje të tyre publike.

Të fundit