Flash News

POLITIKOFF

Romantizmi i Kiarës dhe Luizit bën nostalgjik Florin, kujton puthjen me Soni Malajn. Këngëtarja e riposton

 

Romantizmi i Kiarës dhe Luizit bën nostalgjik Florin, kujton puthjen

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi është një nga kantautorët më të mirë dhe më të suksesshëm të vendit tonë. Ndër vite ai ka krijuar këngë që vazhdojnë të mbeten në memorien e njerëzve, nga ato më ritmike e deri tek baladat e ndjera.

Romantizmi i Kiarës dhe Luizit bën nostalgjik Florin, kujton puthjen

Ka kaluar pothuajse 1 muaj që nga momenti kur Flori dhe moderatorja e njohur, Liberta Spahiu me anë të postimeve të tyre në Instagram, na bënë të mendojmë edhe njëherë se janë në një lidhje dashurie, gjë e cila u përfol në të gjitha portalet. Ama vetëm pak më parë me anë të postimit të fundit në Instastory, Flori duket se sapo plasi ‘bombën’ e radhës në rrjet.

Romantizmi i Kiarës dhe Luizit bën nostalgjik Florin, kujton puthjen

Këngëtari ka postuar një video, ku ka bashkuar tentativën e puthjes mes dy banorëve shumë të përfolur të “BBV2”, Luizit dhe Kiarës me një nga puthjet më të famshme të tij në skenë me këngëtaren e njohur, Soni Malaj, disa vite më parë kur ata ishn të lidhur. Puthja ka ndodhur pas performancës së bashkëpunimit të tyre muzikor mjaft të suksesshëm, “Fluturimi 3470” në vitin 2007. Vetë Soni ka ripostuar momentin ku e ka bërë tag Flori.

Romantizmi i Kiarës dhe Luizit bën nostalgjik Florin, kujton puthjen

Të fundit