Flash News

POLITIKOFF

Romeo mbron Donaldin duke ironizuar dikë tjetër, për kë e ka fjalën aktori?

Romeo mbron Donaldin duke ironizuar dikë tjetër, për kë e ka

Mbrëmë, ka bërë një postim në Instastory, Romeo Veshaj, vëllai binjak i Donaldit - i cili prej gati dy muajsh ndodhet në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. Ky postim duket se është një ironi për njërin nga banorët dhe fansat mendojnë se Romeo e ka për Arjolën.

Përmes këtij postimi, Romeo flet për sorrën dhe shqiponjën dhe sigurisht që në këtë kontekst, ai figurën e shqiponjës e paralelizon me vëllanë e tij, Donaldin.

"I vetmi shpend që e merr guximin t’i bjerë në qafë shqiponjës është sorra. i ulet në kurriz dhe fillon t’i çukisë qafën. megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet. as nuk lufton me të, as nuk merret me të fare. thjesht hap krahët dhe fillon të fluturojë lartë. sa më lartë ngjitet aq më shumë i vështirësohet frymëmarrja sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit,"- shkruan Romeo.

Romeo mbron Donaldin duke ironizuar dikë tjetër, për kë e ka

Të fundit