Flash News

POLITIKOFF

Romeo poston foton me Donaldin kur ishin të vegjël por nuk e dallon dot as vetë se cili është

Romeo poston foton me Donaldin kur ishin të vegjël por nuk e dallon

Dy binjakët e famshëm Romeo dhe Donald Veshaj, sot festojnë ditëlindjen. Romeo ka vendosur të urojë vëllanë me një foto kur ishin fëmijë.

Dy binjakët që ngjajnë kaq shumë, kanë qenë po ashtu të padallueshëm edhe kur ishin të vegjël, pasi prindërit i vishnin njësoj, kishin të njëjtën prerje flokësh dhe madje të dy paskan mbajtur dhe syze. Kështu që t`i dallosh njëri prej tjetrit është thuajse e pamundur, njësoj si sot.

Romeo ka uruar të vëllanë teksa thotë nuk di ku t`i bëjë tag pasi as ai vetë nuk e dallon se cili është njëri e cili tjetri.

"Gjitjmone bashke, asnjeher vetem!???? Edhe 100 vjec forca ime, qofsh i qeshur gjithe jeten krah meje ️ @donaldveshaj ️ ( tagg nuk di ku te te bej ne foto vlla se spo e dalloj dot kush jam une e kush je ti,"- shkruan Romeo.

Dy vëllezërit kanë vendosur ta kalojnë ditëlindjen në Valbonë, bashkë më vëllanë tjetër, Marion dhe me shoqërinë e tyre, të cilët nuk i kanë postuar në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)

Të fundit