Flash News

POLITIKOFF

Ronaldo i kërkon 5 mijë euro, por Luizi nuk ka marrë ende 100 mijë euroshin

Ronaldo i kërkon 5 mijë euro, por Luizi nuk ka marrë ende 100

Edhe pse Big Brother Vip Albania 2 ka përfunduar prej muajsh, disa nga personazhet e shtëpisë më të madhe në Shqipëri vijojnë të mbeten në qendër të mediave. Ronaldo dhe Luizi janë përplasur disa javë më parë virtualisht për shkak të një komenti që moderatori bëri për Kiarën.

Luizi i përmendi 5 mijë euroshin të cilin premtoi se do t’ia jepte nëse fitonte çmimin e madh. N ënjë bisedë që Ronaldo ka bërë me Jorin dhe Keisin në Kepin e Vipave, ka zbuluar se Luizi nuk ka marrë ende 100 mijë euroshin e fituar.

Sipas Ronaldos, Luizi nuk i ka përfunduar ende procedurat për të marrë çmimin e madh.

Ndërsa Jori shprehet se premtimi i Luizit nuk është i vërtetë, por e ka bërë në kuadër të lojës.

Biseda:

Jori Delli: Ti më the që Luizi do të të jepte 5 mijë euro.

Ronaldo Sharka: Ka premtuar 5 mijë euro. Është një nga pyetjet më të mëdha që më bëjnë “t’i dha Luizi 5 mijë eurot?”.

Jori Delli: Ti ka dhënë me tag-et dhe komentet që të ka bërë.

Ronaldo Sharka: Jo, jo nuk i ka konvertuar. Nuk i ka dhënë se nuk i ka marrë akoma mesa di unë, s’ka përfunduar procedura e 100 mijë euroshit.

Jori Delli: Pse ti po i pret domethënë?

Ronaldo Sharka: Unë vdiqa.

Keisi Medini: Premtimet kur jepen duhet të mbahen them unë.

Jori Delli: Duket se ajo ishte në kuadër të lojës.

Ronaldo Sharka: Edhe kjo në kuadër të lojës?

Keisi Medini: Po ti e ke takuar, e ke diskutuar, për premtimin që të ka bërë?

Ronaldo Sharka: Rastësisht tek Top Channel, aty është përditë dhe jemi takuar shpesh, po nuk e kam pyetyur dot për lekët.

Jori Delli: Seriozisht e ke që mendon që ishte muhabet serioz?

Ronaldo Sharka: Po ti si mendon e kishte seriozisht Luizi?

Jori Delli: Jo.

Ronaldo Sharka: Unë jam shumë kurioz a e ka patur seriozisht apo me shaka, por nuk e di.

 

Të fundit