Flash News

POLITIKOFF

Ronela Hajati arrin në Shqipëri: Nuk e keni idenë sa qava kur zbrita në Tiranë

Ronela Hajati arrin në Shqipëri: Nuk e keni idenë sa qava kur

Eksperienca e Ronela Hajatit në Eurovizion ka qenë sa e bukur aq edhe "traumatike" në të njëjtën kohë. Këngëtarja bëri për vete popullin europian, ku në koncerte të shumta, në club-e dhe në çdo event që është mbajtur lidhur me Eurovizionin, ngriti sallat në këmbë dhe bëri europianët të këndojnë shqip.

Por ndërkohë, shqiptarët duket se nuk kanë qenë aq "dashamirës" me të, teksa e kanë kritikuar, bullizuar dhe ofenduar. Dhe këtë përveçse në rrjete sociale, më së shumti e kanë bërë në studio televizive ku kompetentë dhe jokompetentë të muzikës, i dhanë të drejtën vetes të përbaltin performancën shqiptare, pa dhënë asnjë mbështetje për këngëtaren. Nga ana tjetër ka pasur shumë shqiptarë të tjerë që e kanë përkrahur dhe duartrokitur.

Megjithatë, Ronela nuk mori dashurinë që priste.

Teksa shtetet e tjera kanë pritur përfaqësueset e tyre me duartrokitje dhe shumë njerëz në aeroport(pavarësisht renditjes së tyre), Ronela Hajati nuk e përjetoi këtë ndjesi dhe mesa duket e gjitha kjo i ka akumuluar asaj një ndjesi melankolie.

Ronela ka mbërritur në Shqipëri, dhe teksa avioni i saj ka zbritur në Tiranë, këngëtarja thotë se ka qarë shumë.

Ja çfarë shkruan Ronela:

"Nuk e keni idenë sa shumë kam qarë kur zbrita sot në Tiranë. Gjithsesi, kemi tre javë që qajmë nga emocionet dhe tani mbaroi. Kam marrë shumë dashuri nga vendet dhe njerëzit që kam ëndërruar. Tani...le të kthemi në të qenurit "vajza e keqe". Kam shumë projekte për të përfunduar, pra nuk ka kohë për mua për pushim. Ju dua të gjithëve. RoRo."

Ronela Hajati arrin në Shqipëri: Nuk e keni idenë sa qava kur

Ronela Hajati arrin në Shqipëri: Nuk e keni idenë sa qava kur

Të fundit