Flash News

POLITIKOFF

Ronela Hajati e revoltuar me komentet negative dhe "gjuhën e urrejtjes"

Ronela Hajati e revoltuar me komentet negative dhe "gjuhën e

Ronela Hajati ka reaguar publikisht në lidhje me mungesën e mbështetjes që ka vënë re nga ana e artistëve. Në një Instastory (tashmë të fshirë) këngëtarja thotë me siguri se nuk pret që të fitojë Eurovizionin, por gjuha e urrejtjes për të është e papranueshme.

"E di si është puna? Kam patur disa përgjigje për këta, Zoti i ka lënë si mbetje ekologjike edhe duke qenë gjallë. Mbi të gjitha më vjen turp të shohin të tjerët që shqiptarët përdorin gjuhë të tillë për njëri-tjetrin! Ne përfundimisht kemi shumë probleme të pazgjidhshme me veten tonë që arrijmë në këto grada! Unë nuk do ta fitoj kurrë Eurovisionin dhe as e mendoj. Por mbështetja nga artistët (që unë i kam ndihmuar pafund shumë prej tyre) ka qenë i pallogaritshëm! Më mbushen sytë me lot kur njerëzit e mi përdorin këtë gjuhë urrejtjeje mbi një këngë që nuk flet as për drogë, as për 200 shampanja dhe as për 500 goca që mund t’i shëtisësh me Ferrari."- shkruan Ronela. 

Këngëtarja sot ndodhet në Itali ku po zhvillohen provat e fundit para performancës. Aji do të përfaqësojë vendin tonë me "Sekret" një këngë që është pëlqyer shumë në gjithë Europëm nga publiku i Eurovizion dhe është në Top 5 këngët më të mira të këtij viti.

Kjo s'është hera e parë që këngëtarja shpreh zemërimin e saj në lidhje me komentet ndaj këngës, duke e quajtur gjithë këtë si një nga "periudhat më intensive dhe emotive”.

Ronela Hajati e revoltuar me komentet negative dhe "gjuhën e

Të fundit