Flash News

POLITIKOFF

Ronela Hajati: Kane qenë të pakta momentet kur kam qeshur

Ronela Hajati: Kane qenë të pakta momentet kur kam qeshur

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të dashura për publikun dhe përveç karrierës dhe jetës profesionale, publiku ka qenë i kuriozuar edhe për jetën personale.

Së fundmi këngëtarja ka shkruar disa fjalë mjaft  të ndjera  duke i treguar fansave me pak fjalë se si ka qenë viti 2020 për të.

“E di që u bë një kohë e gjatë që unë nuk jam aktive në muzikë apo intervista apo rrjete sociale… në fund të ditës publiku do muzikë për të hequr mendjen nga problemet dhe harrojnë që gjithkush nga ne ka shqetësime. Edhe pjesa më e vështirë është kur gjërat duhet t’i mbash për vete. 2020 ka qenë një nga vitet më të këqija për mua në çdo aspekt.

Shumë të pakta kanë qenë momentet kur kam qeshur… shumë të lodhshme momentet që duhet të sillesh sikur çdo gjë është ok. E vetmja gjë shpërqëndruese ka qenë muzika! Sepse muzika na e bënë çdo ndarje, sëmundje, vdekje, lot, mërzi, agoni pak më të përballueshme! Duajeni veten! Bëhuni të mirë! (Rron – 2021).”

Ronela Hajati: Kane qenë të pakta momentet kur kam qeshur

Të fundit