Flash News

POLITIKOFF

Ronela Hajati shkëlqen në provat e para zyrtare për Eurovizion, kritikët: E jashtëzakonshme

Ronela Hajati shkëlqen në provat e para zyrtare për Eurovizion,

Pas muajsh pritjeje, dita e madhe ka ardhur pothuajse. Provat e para të Eurovizionit 2022 nisën sot brenda PalaOlimpico të Torinos, me artistë të nëntë vende që dalin në skenë për t'u përballur. E para ishte shqiptarja Ronela Hajati me “Sekret”.

Ronela Hajati u shfaq ndryshe me veshjen e saj dhe me balerinët, ku në mesin e tyre është dhe shqiptarja Klaudia Pepa. E veshur me bikini me shkëlqim, geta të zeza dhe mëngë të mëdha prej tyli të zeza, Ronela komandoi skenën, me katër kërcimtarë që ishin gjysmë të zhveshur dhe Klaudian.

Ronela tha për Wiwibloggs se një nga temat kryesore të performancës së saj është festimi i të drejtave të homoseksualëve. Ajo po i këndon drejtpërdrejt gruas në skenë dhe dëshiron të përcjellë një mesazh barazie për fansat e saj në Shqipëri dhe më gjerë.

Po çfarë thanë Wiwiblogerët? (4 anëtarët që komentojnë dhe shohin çdo gjë në skenë dhe në prapaskenë të secilit artist).

Ëilliam: “Ronela duket e mrekullueshme. Hot (e nxehtë). Pikërisht atë që prisja, jam shumë krenar për të.”

Suzanne: “Sekreti i Ronelës, sensual dhe seksual. Më pëlqejnë ngjyrat rozë dhe blu të njëbrirëshit, por me të vërtetë preferoj të kuqen dhe të zezën për sensuale dhe seksuale.”

Cinani: “Ronela na dha zjarr. Më pëlqen pjesa ku ajo bën vallëzimin tradicional por bën dhe twerk.”

Komentet e fansave të Eurovizion janë të gjitha pozitive, por të mërzitur që nuk arritën ta shihnin të plotë performancën. Siç mund t`i lexoni dhe në videon e mëposhtme:

@eurovision The Sekret's out! Check out this exclusive look at @Ronela Hajati’s first rehearsal on the #Eurovision stage! ???????????? #Eurovision2022 #tiktokeurovision ♬ original sound - Eurovision

Të fundit