Flash News

POLITIKOFF

Ronela largohet nga Shqipëria, nis përgatitjet për “Eurovizion”

Ronela largohet nga Shqipëria, nis përgatitjet për

Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion 2022” në Itali me këngën “Sekret”, me të cilën u shpall fituese në “Festivalin e Këngës” në dhjetor të 2021-shit. 

Përmes disa fotove në Instagram, Ronela ka treguar se po niset drejt Londrës. 

Ajo atje do të bashkëpunojë me një nga producentët e saj të preferuar, për ta përpunuar këngën dhe për ta sjellë në versionin më të mirë. 

Ronela Hajati çmimin e parë ia dedikoi të atit që nuk jeton më dhe pavarësisht se shumica e publikut e përkrahte si fituese, ashtu si çdo vit, edhe kësaj radhe kishte kundërshtime. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Të fundit