Flash News

POLITIKOFF

Ronela sqaron ‘prapaskenat’ e censurimit të fotove nga Eurovision: Fundja, është show

Ronela sqaron ‘prapaskenat’ e censurimit të fotove nga

Pjesëmarrja e Shqipërisë në skenën e Eurovision këtë vit ka ngjallur mjaft polemika. Këngëtarja përfaqësuese e vendit tonë, Ronela Hajati, është kritikuar jo pak sidomos pas fotove të para që u publikuan gjatë provave.

Teksa jemi në prag të nisjes së festivalit, Ronela ka sqaruar të gjithë pikëpyetjet dhe prapaskenat e censurimit të performancës së saj nga Eurovision. Në një intervistë për ‘Prive’, Ronela tha se fotoja është zëvendësuar dhe pasi performanca është rishikuar, është dukur krejt normale.

“E vërteta është që fotoja u zëvendësua. Pastaj patëm një komunikim të vogël , por pasi u rishikuan gjithë gjërat, performanca është tepër normale, nuk është se ka. Është show në fund të ditës. Më s’do ndryshohet asgjë, thjesht do bëhet më bukur”, u shpreh Ronela.

Por, çfarë mendon Ronela lidhur me censurimin e performancës? Vetë këngëtarja është shprehur se gjëra të tilla ndodhin thuajse në 80% të performancave.

“JO, me rëndësi ka produkti final, kështuqë janë gjëra të vogla, të rregullueshme që ndodhin tek 80 përqind e shumë performancave të shumë artistëve. Sepse gjërat duhet të shikohen, derisa të meren vendimet e fundit. Ne jemi munduar shumë që gjërat të dalin mirë, kështu që nuk ka pse të censurohet asgjë”, shtoi Ronela.

Të fundit