Flash News

POLITIKOFF

Rosela Gjylbegu nuk është dakord me fitoren e Anxhela Peristerit

Rosela Gjylbegu nuk është dakord me fitoren e Anxhela Peristerit

Anxhela Peristeri është shpallur fituese e "Festivalit të 59-të të RTSH-së" dje do të përfaqësojë Shqipërinë në Euriovizion në vitin 2021 në Rotterdam.

Para se të zhvillohej finalja, në media qarkulloi lajmi se fitorja e Peristerit ishte përcaktuar më parë dhe ky lajm u mohua kategorikisht nga drejtori i Festivalit të RTSH-së, Martin Leka, si dhe nga Anxhela.

Pas disa pakënaqësive për të cilat u fol hapur në rrjetet sociale, një tjetër këngëtare ka dalë kundër. Bëhet fjalë për Rosela Gjylbegun. Rosela ka shpërndarë një thënie të Dritoro Agollit ku shkruan:

“Në vendin tim e në vendin tënd, një i çmendur, një vend e çmend."

Kjo është parë nga fansat si një kundërshti i Roselës me fitoren e Anxheles.

Të fundit