Flash News

POLITIKOFF

"Rosenkrieg" e Loredanës dhe Mozzik thyen rekorde ende pa u bërë 24 orë nga publikimi

"Rosenkrieg" e Loredanës dhe Mozzik thyen rekorde ende pa u

Në mesnatë, Mozzik dhe Loredana publikuan klipin e këngës së tyre "Rosenkrieg"- kënga e parë e tyre pas ribashkimit dhe që flet për historinë e tyre nga ndarja e deri tek pajtimi.

“Çdo gjë ndodhi sepse ne ishim shumë të dashuruar. Tani të gjithë po jetojnë me luftën tonë të trëndafilave. Shumë ndjenja u kthyen në politikë”,- thuhet ndër të tjera në tekstin e këngës.

Po ashtu, në një pjesë të këngës, Loredana thotë se të vërtetën e ndarjes e dinë vetëm ata të dy edhe pse të tjerët mendonin se ishte faji i saj.

Kënga që është në gjermanisht është pritur mjaft mirë nga publiku dhe ka arritur afro 1.5 milionë klikime ende pa u bërë 24 orë nga publikimi.

Të fundit