Flash News

POLITIKOFF

Rovena Dilo kujton e përlotur humbjen e babait të saj: Më ndryshoi si njeri

Rovena Dilo kujton e përlotur humbjen e babait të saj: Më

E ftuar në emisionin “Natë me Aulonën”, këngëtarja Rovena Dilo foli për një nga momentet më të vështira të jetës së saj. Ajo kujtoi vdekjen e të atit në vitin 2002, një ngjarje që e ka ndryshuar shumë si njeri dhe e ka bërë të reflektojë.

"Momenti më i vështirë, do doja që të mos kisha më momente të tilla, ka qenë kur më dhanë lajmin që babai im kishte vdekur. Ishte viti 2002. Nuk isha në Tiranë dhe personi që ishte me mua ma tha këtë gjë. Kur flas për këtë gjë, unë e imagjinoj prapë atë moment. Po ka dhe një lloj madhështie, sepse shikon sa i fortë është njeriu në momentet më të tmerrshme. Unë kam ndryshuar shumë pas vdekjes së babait. E kuptova që gjërat nuk ishin të përjetshme dhe nuk i kishim ne në dorë. Kur ti e ha këtë shuplakë, fillon dhe reflekton. Nuk është njëlloj pa baba, as pa nënë” - tha këngëtarja e prekur.

Dilo shtoi se ka edhe shumë momente të bukura në jetën e saj dhe se mundohet të marrë maksimumin e gjërave dhe të shijojë çdo moment.

 

Të fundit