Flash News

POLITIKOFF

Rozana Radi kritika RTSH-së: Bëjini yzmetin këngës së Ronelës se e meriton

Rozana Radi kritika RTSH-së: Bëjini yzmetin këngës së

Rozana Radi është një nga artistet që ka mbështetur që prej fillimit Ronela Hajatin dhe ka shfrytëzuar platformën e saj të Instagramit duke bërë thirrje që ta mbështesin dhe ta votojnë sonte.

Por, Rozana ka kritika të ashpra për Radio Televizionin Shqiptar, i cili sipas komenteve dhe kritikave mesa duket sërish po tregon dobësi në trajtimin e artistit në Eurovizion, në skenë.

Pas videove që kanë qarkulluar mbrëmë të performancës së Ronelës (mbrëmë ka qenë performanca private për jurinë e Eurovizion) Rozana ka reaguar duke thënë se planet televizive janë të tmerrshme dhe efektet speciale dhe ndriçimi mungonin.

"Duhet urgjent të kërkohet t`i bëhet "yzmeti" dhe skenës në këtë këngë,"- shkruan Rozana Radi. Në këtë postim, Rozana ka bërë tag dhe faqen zyrtare të RTSH-së.

Më pas, sot, ajo ka bërë një sqarim të gjatë duke thënë se kjo këngë meriton më shumë dhe se Ronela është një këngëtare e fuqishme me supër këngë dhe potencial por që nuk po merr trajtimin e duhur në skenë. Rozana thotë se nuk e di kush është përgjegjës, Eurovizion apo RTSH, por ne ju rikujtojmë se efektet speciale në skenë dhe gjithë ndriçimi, paguhet nga shtetet pjesëmarrëse.

Artistë të tjerë pjesëmarrës ndër vit, kanë treguar se kjo është përgjegjësi e RTSH-së dhe se shpesh herë janë zhgënjyer për shkak të investimit komplet minimal të performancave shqiptare nga ana e RTSH-së.

E vetmja që ka pasur një performancë të kompletuar skenike, ka qenë Anxhela Persiteri, e cila ka paguar vetë nga të ardhurat e saj personale për ndriçimin dhe efektet speciale.

RTSH ende nuk ka bërë një reagim lidhur me situatën. Sonte në 21:00 starton Eurovizion 2022 në natën e parë të konkurrimit, ku Ronela Hajati është e para që çel këtë festival. Kujtojmë se për herë të parë Shqipëria është e para që hap këtë festival. Kënga e saj është komentuar pafund dhe pëlqyer shumë nga fansat e Eurovizionit.

Rozana Radi kritika RTSH-së: Bëjini yzmetin këngës sëRozana Radi kritika RTSH-së: Bëjini yzmetin këngës së

Të fundit