Flash News

POLITIKOFF

Rozana Radi rezulton me Covid: Jam karantinuar dhe po marr mjekimin e nevojshëm

Rozana Radi rezulton me Covid: Jam karantinuar dhe po marr mjekimin e
Foto Ilustruese/ Rozana Radi

Këngëtarja dhe moderatorja, Rozana Radi, ka rezultuar pozitive me Convid-19.

Artistja është shprehur se ka kryer dy teste të njëpasnjëshme për të arritur në këtë konkluzion.

Sipas Rozanës, testi i parë ka rezultuar negativ, por pas takimit kolegen e saj, Fiori Dardha, e cila ishte e infektuar me Covid, është detyruar të ribëjë testin.

Testimi i dytë e ka nxjerrë këngëtaren pozitive. Ajo shton se është karantinuar, ndodhet në gjendje të  qëndrueshme shëndetësore dhe po merr mjekimin në shtëpi duke u konsultuar me mjekun e familjes.

“Pas një rezultati negativ ripërsërita tamponin dhe…. POZITIV . Jam karantinuar dhe po marr mjekimin e nevojshëm duke u konsultuar me mjekun e familjes. Për momentin jam në gjendje të qëndrueshme shpresojmë të shkoj gjithçka mire!” shkruan Radi në postimin e saj.

Rozana Radi rezulton me Covid: Jam karantinuar dhe po marr mjekimin e

Të fundit