Flash News

POLITIKOFF

Rrëfimi tjetër tronditës i Britney Spears: Mendoj që po përpiqeshin të më vrisnin

Rrëfimi tjetër tronditës i Britney Spears: Mendoj që po

Çështja e Britney Spears si duket po merr një tjetër rrjedhë pasi për herë të parë pas kaq shumë vitesh, këngëtarja u lejua të punësojë një avokat dhe mos të përfaqësohet më me avokatë të caktuar nga gjykata. Britney ka bërë një tjetër rrëfim tronditës në seancën e fundit gjyqësore në Los Angeles, ajo u lut që i ati të hiqej nga kujdestaria dhe e akuzoi duke kërkuar edhe një urdhër arresti ndaj tij.

“Unë jam këtu për të hequr qafe babain tim dhe për ta akuzuar atë për abuzim me kujdestarinë. Kam qenë gjithmonë jashtëzakonisht e frikësuar nga babai im.”

Rrëfimi tjetër tronditës i Britney Spears: Mendoj që po

Në një lidhje direkte nga telefoni, Britney ka shprehur një sëri ankesash të tjera, ku ndër ta ishte dhe pretendimi se nuk i jepeshin vitaminat e flokëve dhe kafe.

Rrëfimi tjetër tronditës i Britney Spears: Mendoj që po

 “Zonjë, nuk është abuzim, është mizori e ndyrë. Më falni për fjalorin, por kjo është e vërteta. Ata gjithmonë më bënin të ndihesha sikur isha e çmendur, që nuk jam. Më detyronin të merrja ilaçe kundër vullnetit tim. Mendoj që po përpiqeshin të më vrisnin,"- ka tronditur këngëtarja me dëshminë e saj.

Rrëfimi tjetër tronditës i Britney Spears: Mendoj që po

Britney kërkoi që i ati të hiqej nga kujdestaria dhe theksoi se ishte e gatshme të konsultohej me këdo për të vlerësuar nëse ajo duhet të qëndrojë nën mbikëqyrjen e dikujt apo jo.

Rrëfimi tjetër tronditës i Britney Spears: Mendoj që po

Britney do të përfaqësohet nga avokati Mathew S Rosengart, një avokat shumë i njohur dhe vlerësuar nga njerëzit në Hollywod. Për herë të parë, ajo përdori në Instagram hashtagun #FreeBritney, një lëvizje e nisur nga fansat dhe organizatat e të drejtave të njeriut që kërkojnë heqjen e kujdestarisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

Të fundit