Flash News

POLITIKOFF

Rrezikonte të humbiste krahun, si është gjendja shëndetësore e Arjan Konomit

Rrezikonte të humbiste krahun, si është gjendja

Para disa ditësh, Arjan Konomi tregoi për fansat e tij se kishte pësuar një aksident të rrezikshëm që për pak i mori dhe krahun.

Opinionisti i "Përputhen" ka dhënë detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore, pas aksidentit që pësoi në Jordani dhe ndërhyrjes kirurgjikale që kreu dy ditë më parë.

Në një video të publikuar në profilin e tij në TikTok, Konomi lajmëron ndjekësit se po rikthehet në Shqipëri, pasi i është dashur të ndërpresë udhëtimin e tij për shkak të aksidentit që i ndodhi. Sa i përket gjendjes së tij shëndetësore, Arjani tha se tani është më mirë dhe shpreson të mos ketë komplikacione të mëtejshme.

Rrezikonte të humbiste krahun, si është gjendja

“Jam në aeroportin e Amanit, ka ardhur momenti për t’u kthyer në shtëpi. Mezi e kisha pritur këtë javën e fundit, këtë moment, këtë javën e fundit që kam qëndruar 5 ditë në spital dhe pastaj në hotel në një gjendje të vështirë, pas aksidentit që më ndodhi. Edhe që më detyroi të ndërpres udhëtimin që kisha ndërmend ta vazhdoja edhe në vend të tjera, shumë interesante. Tani shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, krahun e kam mirë dhe shpresoj që të mos kem probleme dhe komplikime gjatë fluturimit.”

Të fundit