Flash News

POLITIKOFF

Rrjeti ‘kryqëzoi’ për racizëm Ledrin dhe Romeon, reagon Klementi

Rrjeti ‘kryqëzoi’ për racizëm Ledrin dhe Romeon,

Ledri Vula dhe Romeo Veshaj në hitin më të fundit “E Keni Dit” bashkëpunuan me një këngëtarë të mitur.

Në rrjetet sociale, refreni i kënduar nga Klementi që tani është bërë trend, duke shoqëruar qindra video nga admirues në Instagram dhe Tik Tok.

Mirëpo në këngën e publikuar një detaj u vë re nga publiku, emri i të miturit nuk ishte postuar titullin kryesor në Youtube dhe as në videoklip Klementi nuk duket askund.

Ky veprim i dy këngëtarëve të njohur u ‘kryqëzua’ në rrjet nga publiku dhe u quajt si racizëm.

Mirëpo në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe vetë Klementi teksa së fundmi ishte i ftuar në emisionin “Më prit në fundjavë”.

Duke i cilësuar dy këngëtarët si fantastikë, ai tha se ishte dëshira e tij ku ka sqaruar se ishte dëshira e tij që emri t’i shfaqej te përshkrimi.

 “Më kanë ftuar djemtë, janë fantastikë. Romeo, Giti, Ledri i dua shumë. Për emrin e doja vet tek përshkrimi, kështu ramë dakord. Romeo dhe Ledri do e kishin bërë, por kështu ramë dakord. Edhe për videoklipin folëm para se të bëhej kënga. Ne do kemi projekte të tjera, kemi materiale të tjera për verën”, u shpreh Klementi.

Të fundit