Flash News

POLITIKOFF

Rrufeja godet avionin me të cilin Miley Cyrus po udhëtonte, si është gjendja e këngëtares

Rrufeja godet avionin me të cilin Miley Cyrus po udhëtonte, si

Avioni i Miley Cyrus u detyrua të bënte ulje emergjente pasi u godit nga rrufeja Miley Cyrus ishte rrugës për në Paraguaj kur avioni i saj duhej të bënte një ulje emergjente.

Këngëtarja ka postuar një mesazh për fansat e saj në Instagram duke u thënë se avioni ishte goditur nga rrufeja. Postimi përfshinte një video të një rrufeje të parë nga një prej dritareve të avionit. Cyrus ishte nisur për të performuar në festivalin muzikor "Asunciónico".

“Për fansat e mi dhe të gjithë të shqetësuar pasi dëgjuan për fluturimin tim në Asunción”, shkroi Cyrus. "Aeroplani ynë u kap nga një stuhi e madhe e papritur dhe u godit nga rrufejai. Ekuipazhi im, grupi, miqtë dhe familja ime që të gjithë udhëtonin me mua janë të sigurt pas një ulje emergjente. Fatkeqësisht nuk mundëm të fluturonim në Paraguaj. JU DUA."

Cyrus ka postuar gjithashtu një foto se ku është goditur avioni dhe dëmet e shkaktuara nga rrufeja. Kushtet e motit ishin aq të këqija në Paraguaj saqë dita e parë e festivalit u anulua. Kjo do të thotë se artistë të tjerë si Foo Fighters, Machine Gun Kelly dhe Doja Cat nuk ishin në gjendje të performonin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus)

Të fundit