Flash News

POLITIKOFF

Ruani bisedat e rëndësishme pasi Whatsapp do i fshijë automatikisht me opsionin e ri

Ruani bisedat e rëndësishme pasi Whatsapp do i fshijë

 

Whatsapp është një nga aplikacionet më të përdorura në botë. Së shpejti një opsion i ri do të shtohet dhe kjo bën të mundur fshirjen e mesazheve pas 7 ditësh.

Përdoruesit do të mund të aktivizojnë opsionin për të fshirë bisedat e tyre pas shtatë ditësh dhe diçka e tillë do të funksionojë edhe tek grupet.

“Ne po fillojmë me 7 ditë, sepse mendojmë se ofron qetësi shpirtërore të dish që bisedat nuk janë të përhershme, ndërkohë që njëkohësisht jemi edhe praktikë, pasi ti nuk harron se çfarë ke shkruar, ose për çfarë po bisedonit”- ka thënë një nga zëdhënësit.

Kujtojmë se me bisedat e vjetra ky opsion nuk do të vlejë.

 

Të fundit