Flash News

POLITIKOFF

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzojnë dashurinë në martesë

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzojnë dashurinë në

Aktorja e humiorit Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Rudina ka ndarë një foto në rrjtet sociale nga ceremonia e kurorëzimit me mbishkrimin "Kemi dëshmitar Zotin".

Vëmendjen në ditën e tyre të veçantë e mori fustani i Rudinës, e cila kishte zgjedhur një fustan të bardhë me rip të zi në mes.  Dyshja janë pëfolur mjaft në media, si për lidhjen e tyre intime ashtu edhe për marrëdhënien me fëmijët e Markut dhe të Rudinës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rudina Dembacaj (@rudinadembacaj)

Kurorëzimi i dashurisë së tyre tërhoqi vëmendje që me ftesën e veçantë të martesës. Në nisje të saj Rudina dhe Marku pohonin dhe njëherë bekimin e fëmijëve të tyre për të lidhur jetën në martesë. Kështu dyshja i dha fund polemikave nëse i pranonin ose jo fëmijët e njëri-tjeërit nga martesat e para.

“Me bekimin e fëmijëve tanë Viktoria, Leonard, Erta dhe Mara dëshirojmë të kurorëzojmë dashurinë tonë përpara Zotit, familjarëve dhe miqve që na gëzojnë jetën!

Ndaj do të ishim të lumtur t’ju kishim në festën tonë të paharrueshme, ditën e premte, 01.10.2021, ora 19:00.

Lutem konfirmimin tuaj sa më herët”, shkruhej në ftesën e dasmës së Rudinës dhe Markut.

 

Të fundit