Flash News

POLITIKOFF

Rudina është kumbara e emrit "Tre muskutierët" por këtë nuk e dinte as vetë ajo

Rudina është kumbara e emrit "Tre muskutierët" por

Dje, Rudina ka pasur të ftuar këngëtarin Redon Makashi, i cili prezantoi dhe klipin e tij më të ri "Më mohove" dhe po ashtu tregoi dhe një detaj nga jeta private që sipas tij e ka ruajtur me fanatizëm. Redoni pranoi se është i dashuruar dhe Rudina menjëherë e pyeti nëse është ajo silueta bionde që ka patur gjithmonë në mendje.

Redoni tregoi se silueta bionde që e ka ndjekur tërë jetën është në fakt "peshqesh" nga Rudina.

“Kemi patur një intervistë bashkë te TVSH dhe ka ngelur që atë kohë ajo damkë”- i tha Redoni moderatores.

Dhe jo vetëm bionden e përjetshme të Redonit por edhe emrin e pagëzimit të grupit të artistëve më të mirë shqiptarë, "Tre musketierët", gjë që moderatorja nuk e mbante mend dhe e mësoi sot nga Redoni.

Të plotë ndiqeni në videon e mëposhtme:

Ditari politik

Të fundit