Flash News

POLITIKOFF

Rudina flet për "gafat" dhe videot me të cilat është bërë virale: Bëj sikur nuk i kuptoj

Rudina flet për "gafat" dhe videot me të cilat

Rudina Magjistari ka qenë mbrëmë e ftuar në "Kurthin e Piter Pan" në Tv Klan. Në pyetjet e shumta që të vegjlit i drejtuan, ishte dhe fakti se me ngatërresat dhe "gafat" që bën në emsionin e saj, shpesh moderatorja bëhet virale.

“Rudinën e kam parë në TikTok dhe kam parë që njerëzit qeshin me ty, por pse qeshin sepse unë nuk e kam kuptuar” pyeti një nga vogëlushet.

“Qeshin sepse unë ndoshta kam dëshirë t’i bëj për të qeshur. Më pëlqen të them batuta, më pëlqen të bëj ndonjëherë sikur nuk i kuptoj gjërat, më pëlqen t’i ngacmoj të ftuarit. Ndonjëherë edhe ngatërrohem, si çdo njeri në këtë botë. 12 vite para ekranit, çdo njeri mund të ngatërrohet,” – u përgjigj Magjistari.

Ndërkohë shtoi se është dakord që “që perfeksioni nuk është në modë.”

“Madje me pëlqen t’i them gjërat shumë natyrale, kjo ka qenë një nga filozofitë e mia të të punuarit. Dua të jem shumë e vërtetë, shumë natyrale dhe dua që gjërat të më ndodhin natyrshëm. Nuk më pëlqen shumë t’i parapërgatis gjërat. Dua të improvizoj në pjesën më të madhe. Kështu që preferoj të ndodh gjithçka, ta shijoj bashkë me ju dhe unë, si çdo njeri në këtë planet,” përfundoi ajo.

Të fundit