Flash News

POLITIKOFF

Rusët vrasin balerinën kampione ukrainase

Rusët vrasin balerinën kampione ukrainase

Në Kryvyi Rih, pushtuesit rusë kanë vrarë Daria Kurdel, një kampione 20-vjeçare e Ukrainës në sport kërcimi.

Vajza vdiq nga plagët e predhave si pasojë e një sulmi me raketa në zonat e banuara të Inhulets më 9 korrik. Lajmi tragjik u bë i ditur në faqen e Facebook të Akademisë Juridike të Universitetit Kombëtar të Odesa-s.

Në momentin e granatimeve, Daria po stërvitej me të atin në terrenin sportiv, shkruan Tribuna. Të dy u shtruan në spital, por jeta e Darias ishte përtej shpëtimit.

Babai i sportises aktualisht ndodhet në spital.

Të fundit