Flash News

POLITIKOFF

Rusia do ta etiketojë Meta-n si një "organizatë ekstremiste" për lejimin e postimeve që bënin thirrje për vdekjen e Putinit

Rusia do ta etiketojë Meta-n si një "organizatë

"Meta" thuhet se u ka dërguar email moderatorëve të rrjeteve sociale të cilat menaxhon kjo kompani që shpjegojnë se kompania po bën "lejimet për forma të shprehjes politike që normalisht do ë shkelin rregullat tona." Rusia po lëviz për të etiketuar gjigantin e mediave sociale Meta, si një "organizatë ekstremiste" pasi kompania tha se do të lejonte përkohësisht njerëzit të postonin thirrje për vdekjen e Vladimir Putin.

Prokurori i Përgjithshëm i vendit ka kërkuar gjithashtu që rregullatori i komunikimit Roskomnadzor të kufizojë aksesin në Instagram, duke ndjekur bllokimet e tij kundër Facebook dhe Twitter javën e kaluar. Është masa më e fundit për shtypjen e aksesit në mediat e huaja në Rusi në kontekstin e pushtimit të Ukrainës, të cilin qeveria ruse e përshkruan si një operacion të posaçëm ushtarak.

Rusia do ta etiketojë Meta-n si një "organizatë

Pse autoritetet ruse po lëvizin Meta-s?

Sipas prokurorit të përgjithshëm, në Instagram ka thirrje që rusët të marrin pjesë në "trazira të shoqëruara me dhunë" kundër veprimeve të qeverisë së tyre në Ukrainë. Meta thuhet se u ka dërguar email moderatorëve që shpjegojnë se kompania po bën “lejimet për forma të shprehjes politike që normalisht do të shkelnin rregullat tona”.

Inkurajimi i dhunës kundër civilëve rusë do të vazhdojë të jetë i ndaluar - dhe postimet që bëjnë thirrje për vdekjen e presidentit do të fshihen nëse përmbajnë objektiva të tjerë ose diskutojnë një vendndodhje ose metodë. Rregullat gjithashtu janë zbutur rreth postimeve në lidhje me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko pas pushtimit. Politika e përkohshme zbatohet vetëm për përdoruesit në Armeni, Azerbajxhan, Estoni, Gjeorgji, Hungari, Letoni, Lituani, Poloni, Rumani, Rusi, Sllovaki dhe Ukrainë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Të fundit