Flash News

POLITIKOFF

Russell Wilson harxhon 1 milionë dollarë që të mbajë trupin në formë

 

Russell Wilson harxhon 1 milionë dollarë që të mbajë

Fiziku i Russel Wilson nuk është i lirë.

Qendërmbrojtësi 31-vjeçar i Seattle Seahawks, i cili është aktualisht lojtari më i paguar i NFL, ka thënë se harxhon rreth "1 milionë dollarë, nëse jo më shumë" në vit për të mbajtur trupin e tij.

Wilson ka ndarë disa prej shpenzimeve që bën gjatë një interviste me Bill Simmons Podcast.

"Unë kam një ekip të tërë,"- tha ylli i futbollit amerikan kur u pyet nëse ishte e vështirë të qëndroje në formë gjatë pandemisë globale mes pasigurisë nëse sezoni 2020 NFL do të anulohej apo jo.

"Unë kam një trajner me kohë të plotë që udhëton me mua kudo [dhe] punon edhe me [gruan time] Ciara," vazhdoi Wilson. “Unë kam një terapist fizik me kohë të plotë. Kam një person me kohë të plotë që po punon për mua- pra lëviz/ec me mua, duke u siguruar që po lëviz në mënyrën e duhur dhe gjithçka tjetër. Unë kam një person që më bën masazh dhe punon me kohë të plotë, dhe dy kuzhinierë. ”

Futbollisti amerikan tregoi që e bën këtë prej 5-6 vitesh si dhe zbuloi për audiencën që ka dhe dy dhoma hiperbarike të oksigjenit, duke shtuar: "Kam pak nga gjithçka".

 

Të fundit