Flash News

POLITIKOFF

Ryan Reynolds thotë se atë shpesh e ngatërrojnë me Ben Affleck: Njerëzit më pyesin si është JLo

Ryan Reynolds thotë se atë shpesh e ngatërrojnë me Ben

Ryan Reynolds është i njohur për sensin e tij të humorit, veçanërisht kur bëhet fjalë për familjen e tij dhe martesën me yllin e 'Gossip Girl', Blake Lively. Dyshja shihen shpesh të përfshirë në shaka lozonjare dhe duke hedhur fjalë ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale.  

Në një episod të fundit të podcast-it Dear Hank and John, Ryan Reynolds zbuloi se nuk është vetëm aktori Ryan Gosling me të cilin e ngatërrojnë, por edhe Ben Affleck.

Të të ngatërrojnë dhe të të marrin Ben Affleck nuk duket se e shqetëson Ryan Reynolds. Madje, aktori e ka pranuar dhe ka bërë dhe shaka me këtë gjë. Ylli i "Free Guy" zbuloi se njerëzit në një restorant të veçantë picash në 'East Village' të Nju Jorkut e kanë menduar për vite me radhë si Affleck.

Ryan Reynolds thotë se atë shpesh e ngatërrojnë me Ben

"Ata besojnë se unë jam Ben Affleck dhe nuk i kam korrigjuar kurrë," tha Reynolds.

Ylli i "Red Notice" shtoi se ai shpesh pyetet se si po kalon këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez.

"Ata thjesht mendojnë se unë jam Ben Affleck dhe  më pyesin se si është J.Lo dhe unë iu përgjigjëm "Shkëlqyeshëm, mirë". Marr picën dhe nisem”, shtoi ai.

Të fundit