Flash News

POLITIKOFF

"Sa do i mbash të zezat", Fjoralba Ponari flet për humbjen e mamasë: Asnjë ngjyrë nuk zvogëlon dhimbjen

"Sa do i mbash të zezat", Fjoralba Ponari flet për humbjen e

Moderatorja Fjoralba Ponari, pas humbjes së nënës së saj, duket se ka gjetur forcën të jetë sërish aktive në rrjetet sociale, megjithatë trishtimin mund t`ja lexosh në çdo postim apo përgjigje që kthen, pavarësisht forcës që përpiqet të përcjellë.

Së fundmi, ajo ka zhvilluar një "ask me" me ndjekësit e saj.

Një fanse i ka kërkuar ndjesë për pyetjen që do i bënte, pasi do i kujtonte dhimbjen e humbjes së nënës.

“Më fal që po pyes… sa mendon se do i mbash të zezat. Unë nuk e di se sa për babin”, i ka shkruar fansja.

“Si fillim ngushëllimet e mia për humbjen e babait! Nuk ka humbje më të madhe për një fëmijë sesa të humbasësh prindin. Por uroj po ashtu që të mos mundosh veten për mungesën e tij, e kjo disfatë e jetës të të shërbejë si forcë për t’u ringritur dhe më e guximshme. Sa për veshjet, unë jam ende me të errëta, jo të zeza, por mendoj se është shumë personale dhe asnjë ngjyrë në rroba nuk rrit dhe as zvogëlon dhimbjen që ti ndjen. Fundja mund të veshësh gjithë ngjyrat e ylberit dhe shpirtin ta kesh po plagë”, shkruan Fjoralba.

"Sa do i mbash të zezat", Fjoralba Ponari flet për humbjen e

Të fundit