Flash News

POLITIKOFF

Sa kushtojnë biletat për të parë performancën e Goran Bregoviç në "Fetsën e Birrës" në Korçë

Sa kushtojnë biletat për të parë performancën e Goran

Artisti me origjinë serbe Goran Bregoviç, i cili pritet të performojë në "Festën e Birrës" në Korçë me 22 gusht në orën 21:00, ka ngjallur shumë debate dhe ka hasur në kundërshti të forta në Kosovë dhe Shqipëri.

Pavarësisht thirrjeve për bojkot dhe peticioneve të ndryshme, Bregoviç do të vijë në Shqipëri për të performuar më 22 gusht.

Madje, tashmë është bërë i ditur edhe çmimi i biletave për ata që dëshirojnë ta ndjekin performancën e artistit. Sipas faqes për shitjen e biletave, Vivere.al, çmimi më i lirë për një biletë kushton 8 euro (një mijë lekë).

Ky çmim i biletave vlen vetëm për ata që janë në zonën poshtë skenës, ndërsa për pjesëmarrësit që do të jenë më afër këngëtarit ende nuk dihet çmimi.

Pavarësisht kritikave të shumta për artistin serb, i cili thuhet se përmes këngëve ka ngjallur nacionalizëm tek serbët gjatë luftës në Kosovë, Bashkia e Korçës ka vendosur që të mos tërhiqet.

Sa kushtojnë biletat për të parë performancën e Goran

Të fundit