Flash News

POLITIKOFF

“Sa lekë do hedhim te dasma Arminës”, Dalina Buzi tregon bisedën me partnerin

“Sa lekë do hedhim te dasma Arminës”, Dalina Buzi tregon

Armina Mevlani ështën një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale dhe shumë e dashur nga publiku. Në emisionin “Goca dhe Gra” Armina ka zbuluar se tashmë “beqarisë” së saj i ka ardhur fundi, pasi në fund të muajit shtator ajo do të kurorëzojë në martesë dashurinë e saj disa vjeçare me djalin e kreut të PD, Sali Berisha.

Përveçse ështën një vajzë mjaft aktive në rrjetet sociale, Armina shpesh herë zhvillon dhe biseda me ndjekësit. Së fundmi, të njëjtën gjë ka bërë sërish ku komplimentet dhe mesazhet kanë qenë të shumta përtë, ku mes të tjerash një ndjekëse shkruan: “Dje i thashë burrit: Kjo Armina ka një bukuri të rrallë sidomos në ditët e sotme”. Mesazhi është shpërndarë nga Armina e cila përgjigjet: “Awww më bëre ditën.”

Por duket se ky ‘story’ i Arminës ka tërhequr vëmendjen e moderatores dhe producentes Dalina Buzi, e ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram. Ndryshe nga ndjekësja, Dalina shkruan se e ka pyetur burrin se sa lekë do hedhin te dasma e blogeres, që do të zhvillohet më vonë këtë muaj.

“Unë dje i thashë burrit: Sa lekë do hedhim te dasma Arminës që t’biem në sy për mirë?” shkruan Dalina me humor, ndërsa Armina përgjigjet duke thënë: “Aman vetëm hedhje lekësh JO”

“Sa lekë do hedhim te dasma Arminës”, Dalina Buzi tregon

Të fundit