Flash News

POLITIKOFF

Sa paguhet Einxhel Shkira në Afrikë? Moderatorja: Nëse e tregoj do më rrëmbenin

Sa paguhet Einxhel Shkira në Afrikë? Moderatorja: Nëse e tregoj

Prej disa kohësh, moderatorja Einxhel Shkira po jeton në Afrikë pasi ka marrë një pozicion punë në një kompani. E ftuar në "Rudina", Einxhel ka treguar për jetesën në Afrikë dhe vështirësitë e fillimit dhe ndryshimet me Shqipërinë.

Einxhel ka treguar se është dashuruar me atë vend dhe i pëlqen që të jetojë aty dhe pse jo të gjejë dhe dashurinë e jetës aty. Moderatorja ka rrëfyer po ashtu se jetesa në Afrikë është shumë e lartë dhe me një rrogë Shqipërie nuk do ia dilte dot as një javë.

Moderatorja nuk preferoi të tregojë rrogën e saj duke shprehur me shaka se nëse e tregon do e rrëmbejnë.

"Unë jetoj në një shtëpi shumë të mirë private, unë jetoj në kryeqytet. Në kryeqytet janë rrugët e shtruara, ka godina të mëdha, hotele, restorante, bare por sigurisht nuk janë të kualitetit që kemi në në Europë apo në Shqipëri, por për standardet e Afrikës le të themi që është shumë mirë, madje çmimet janë shumë të larta. Unë mendoj që me rrogën mesatare shqiptare atje nuk mund të jetosh, nuk e përballon dot jetesën sepse supermarketi, bari është shumë i shtrenjtë,"- ka thënë Einxhel.

Sa i takon pagesave, Einxhel tha:

Sigurisht të shkosh në Afrikë, të punësohesh nga një kontinent për të shkuar të Afrikë, pagat janë shumë të larta. Paga e justifikon gjithë sakrificën dhe lënien pas të asaj që lë. Ata që punojnë nëpër kompani ose nëpër biznese mund të kenë të paktën paga mbi 3 mijë, 4 mijë, 5 mijë. Le të themi që nuk qahem. Me rrogën që merr në Shqipëri, nuk do jetoja asnjë javë në Afrikë. Në supermarket do ngelja peng që ditën e parë me rrogat që merren këtu.

Kur Rudina e pyet se sa e ka rrogën vetë Einxhel, moderatorja tha:

"Rrogën time nuk e them se s’dua të më rrëmbejnë, por është shumë e kënaqshme, nuk krahasohet me rrogën këtu. Le të themi që ia vlen sakrifica."

Të fundit