Flash News

POLITIKOFF

Sabiani konfirmon se vajza e tij do të jetë në "Big Brothr Vip 2": Të bëjë gjithçka aty brenda

Sabiani konfirmon se vajza e tij do të jetë në "Big Brothr

Në specialen e përgatitur nga "Ftesë në 5" për mbrëmjen e djeshme shumë personazhe folën për të preferuarit e tyre në BBV1, po ashtu dhe Arbana Osmani dha lajmin që BBV2 do të rikthehet në ekran në fund të dhjetorit të vitit 2022.

Po ashtu, u intervistuan dhe disa nga ish-banorët, një ndër ta dhe Sabiani. Ai tha se vajza e tij, Keisi do të jetë pjesë e Big Brother Vip 2.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: A do ta lejoje Keisin të bëhej pjesë e BBV2

Sabiani: Keisi e ka marrë vendimin që do të jetë pjesëtarja më e re e "Big Brother Vip 2"

Gazetarja: Çfarë do ndodhte nëse Kejsi do të dashurohej brenda në shtëpi?

Sabiani: Kejsi do të futet pa korniza, mund të bëjë gjithçka aty brenda në shtëpi, brenda normave, të dashurohet, si t`i dojë e bardha zemër.

Nuk dihet se si do shkojnë ngjarjet deri në dhjetor, pasi një ndër pikat kryesore të pjesëmarrësve në këtë program është "sekreti". Pra nuk duhet të tregojnë (aq më pak publikisht) se do jenë pjesë e BBV2.

Të fundit