Flash News

POLITIKOFF

Sabiani tregon pse Iliri nuk doli pas Sabianit: E kemi ndryshuar paktin

Sabiani tregon pse Iliri nuk doli pas Sabianit: E kemi ndryshuar paktin

Sot në “Fan Club" ka qenë i ftuar Sabiani, banori i fundit që la shtëpinë e "Big Brother Vip Albania". Sabiani foli për miqësinë me Ilirin dhe tha se do e mbështesë gjithmonë derisa të dalë nga shtëpia.

Sabiani tregoi se dy banorët kanë folur dhe e kanë "ndryshuar" këtë pakt. Ndër të tjera, ai e përsëriti deklaratën se të dy kishin vendosur që nëse njëri do të dilte, tjetri do të vazhdonte rrugëtimin.

“Ne kishim vendosur që nëse do të ndodhte një nominim, do të rrinim aty. I thashë nëse del, unë do të dal pas teje. Më tha jo. Nëse njëri del, do vijojmë rrugëtimin për tjetrin. Me Ilirin u përshtata se ishte i pjekur, me një karrierë të bukur dhe të vështirë. Ai nuk kishte ndonjë informacion të madh për karrierën time. Çdo gjë lindi aty. Ne u lidhëm shumë me njëri-tjetrin, edhe pse kishim mendime të ndryshme. Unë do ta mbështes deri në momentin që do të dalë nga BB VIP”, u shpreh Sabiani.

Të fundit