Flash News

POLITIKOFF

Sabiani shkon në shtëpinë e prindërve të Ilirit, publikon foton me ta  

Sabiani shkon në shtëpinë e prindërve

Sabiani dhe Iliri janë dy nga personazhet kryesorë të Big Brother Vip Albania, ku shoqëria e tyre shumë e ngushtë spikati në këtë program. Dalja e Sabianit sigurisht që ndikoi tek gjendja emocionale e Ilirit e megjithatë, ai vazhdimisht e përshëndet mikun e tij të ngushtë nga shtëpia e BBV.  

Në lidhjet e herëpashershme që kanë pasur nga studio me shtëpinë e BBV, vazhdimisht Sabiani i ka dhënë forcë Ilirit dhe është shprehur duke thënë se vijon ta mbështesë vëllanë e tij.  

Sabiani ka vazhduar të takojë të afërmit dhe njerëzit e dashur të Ilir Shaqirit. Në fillim ai publikoi foto me vajzën e Ilirit, Emily-n, të cilën përveçse e takoi në shtëpinë e gjyshërve të tij, e përcolli dhe në aeroport. 

Sot, Sabiani ka publikuar një foto nga shtëpia e prindërve të Ilirit bashkë me ta.  

Një përqafim i sinqertë vlen më shumë se çdo dhuratë”, ka shkruar ai, teksa është ulur mes të dyve.  Komentuesit dhe fansat kanë shprehur admirim për gjestin e Sabianit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sabiani (@sabiani_original)

Të fundit