Flash News

POLITIKOFF

Salma Hayek tregon se gati ndërroi jetë nga Covid-19: Dola pozitive por vendosa ta mbaja të fshehtë

Salma Hayek tregon se gati ndërroi jetë nga Covid-19: Dola pozitive

Salma Hayek ka treguar përvojën e saj me COVID-19, duke thënë se ajo ishte diagnostikuar në fillim gjatë pandemisë dhe gati mund të humbiste jetën. Në një intervistë me 'Variety', Hayek tha se ajo doli pozitive, por vendosi ta mbajë të fshehtë deri më tani.

Simptomat e Hayek ishin aq të forta, tha ajo, saqë iu desh të vihej në oksigjen dhe të izolohej në shtëpinë e saj për shtatë javë. Ajo nuk pranoi të shkonte në një spital, duke shkuar kështu kundër këshillës së mjekut të saj.

"Mjeku im më lutej të shkoja në spital sepse ishte shumë keq", tha ajo. "Unë thashë, 'Jo, faleminderit. Më mirë të vdes në shtëpi."

Hayek që atëherë është shëruar, por ajo tha për "Variety" që ende nuk po ndihet si vetja. Projekti i saj i parë pas COVID ishte "House of Gucci" dhe ajo shpjegoi se ishte ende duke u ndjerë e lodhur gjatë xhirimeve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Salma Hayek Pinault (@salmahayek)

Të fundit