Flash News

POLITIKOFF

Salsano Rrapi i jep fund beqarisë, dasmë surprizë me Erjona Kakelin pas shumë vitesh bashkëjetesë

Salsano Rrapi i jep fund beqarisë, dasmë surprizë me Erjona

Salsano Rrapi dhe partnerja e tij, Erjona Kakeli kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Pikërisht në datëlindjen e Salsanos, dyshja ka vendosur të shkëmbejnë unazat me njëri-tjetrin, duke e bërë akoma më të veçantë dhe speciale.

Salsano Rrapi i jep fund beqarisë, dasmë surprizë me Erjona

Festa e ditëlindjes dhe martesa e çiftit u realizua në Dhërmi, buzë detit në praninë e kolegëve dhe personazheve shumë të njohur për publikun shqiptar. Aktori i humorit është suprizuar me festën e ditëlindjes, pasi duket se miqtë e tij ia kanë mbajtur të fshehtë.

Më pas ai dhe Erjona, i janë drejtuar altarit të veshur për herë të parë si nuse dhe dhëndër, ku i kanë vendosur unazat në gisht njëri-tjetrit, në prani të dy vajzave. Në ceremoninë e çiftit ishin të pranishëm dhe aktorët e humorit nga spektakli "Portokalli".

Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli bashkëjetonin prej vitesh, por tani vendosën që të vulosin dashurinë e tyre. E ndërsa Salsano është pjesë e spektaklit të humorit "Portokalli", jo vetëm si moderator, por edhe si aktor, partnerja e tij Erjona i është bashkuar stafit të spektaklit "Kosherja".

Të fundit