Flash News

POLITIKOFF

Sam Altman rikthehet në krye të OpenAI, disa ditë pas shkarkimit

Sam Altman rikthehet në krye të OpenAI, disa ditë pas shkarkimit

Bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman, do të kthehet si shef vetëm disa ditë pasi u shkarkua nga bordi. Lajmin e ka dhënë vetë kompania, sipas së cilës, marrëveshja në parim përfshin emërimin e anëtarëve të rinj të bordit.

Shkarkimi i Altman të premten habiti vëzhguesit e industrisë dhe bëri që stafi të kërcënonte me dorëheqje masive nëse ai nuk rivendosej.

"Mezi pres të kthehem në OpenAI," tha zoti Altman në një postim në X, dikur Tëitter. “Unë e dua OpenAI, dhe gjithçka që kam bërë gjatë ditëve të fundit ka qenë në shërbim të mbajtjes së këtij ekipi dhe misionit të tij së bashku.”

Javën e kaluar, bordi vendosi të largojë Altman, gjë që çoi në dorëheqjen e bashkëthemeluesit Greg Brockman, duke e çuar kompaninë yll të inteligjencës artificiale (AI) në kaos.

Vendimi u mor nga tre anëtarët e bordit jo-punonjës, Adam D'Angelo, Tasha Mçauley dhe Helen Toner, dhe një bashkëthemelues i tretë dhe shkencëtari kryesor i firmës Ilya Sutskever.

Të fundit