Flash News

POLITIKOFF

Samsung bashkëpunon me Netflix në sezonin e dytë të “Emily in Paris”

Samsung bashkëpunon me Netflix në sezonin e dytë të

Bukuroshja pariziane bashkohet  me pajisjet dhe risitë më të fundit të Samsung

Samsung Electronics njoftoi bashkëpunimin e rradhës me gjigantin e transmetimit, Netflix, për të paralajmëruar publikimin e sezonit të dytë të serialit hit, “Emily in Paris”, prodhuar nga MTV Entertainment Studios. Seriali i nominuar për Emmy, i njohur për kremtimin e stilit ikonik parizian të shekullit të 21-të, ka bashkëpunuar me Samsung për të shfaqur teknologjinë premium për fansat e tij.

Në sezonin e parë, mjedisi i bukur dhe personazhet kryesisht pariziane u dhanë shikuesve një pasqyrë të stilit dhe kulturës franceze. Kjo ndjenjë u krijua nga kasti global, duke përfshirë personazhin ikonik të Sylvie Grateau. E luajtur nga ambasadorja e Samsung, Philippine Leroy-Beaulieu, Sylvie është shefja e protagonistesEmilydhe CMO i agjencisë së marketingut “Savoir”. Në sezonin e dytë, për t'u siguruar që ajo të jetë në krye të jetës së saj personale dhe profesionale, Sylvie ka zgjedhur Samsung Galaxy Z Flip 5G.

Samsung bashkëpunon me Netflix në sezonin e dytë të

Por Sylvie nuk është e vetmja që përfiton nga stili dhe eleganca e Galaxy Z Flip 5G. Për të nisur sezonin e dytë, Samsung dhe Netflix do të sjellin stilin ikonik dhe teknologjinë inovative për fansat e “Emily in Paris” përmes një fushate të integruar; duke shfaqur reklama offline, përmbajtje në rrjetet sociale, personazhe influencues dhe një filtër TikTok që ofron një mënyrë të re për të shijuarserialin, përmes objektivit ikonik Galaxy Z Flip 5G. Filtri do t'i lejojë fansat e serialit të bëhen personazhi kryesor në posterin e tyre të animuar “Emily in Paris”. Përdoruesit e TikTok* mund të provojnë ‘Flip the Script’ TikTok Effect në platformë duke nisur nga data 28 dhjetor.

Benjamin Braun, CMO i Samsung për Evropën, tha: “Në Samsung, ne jemi gjithmonë në krye të kreativitetit dhe inovacionit. Ne jemi të gëzuar për bashkëpunimin me Netflix në sezonin e dytë të një prej serialeve të tyre më të suksesshme, Emily in Paris, dhe për të parë Sylvie duke përdorur Galaxy Z Flip 5G. Ne mezi presim ta zhvillojmë këtë partneritet më tej në të ardhmen”.

Linja e fundit e produkteve premium të Samsung ka kaluar kufijtë e inovacionit për fansat e “Emily in Paris”, duke shfaqur aftësinë e markave për të kombinuar stilin me inovacionin. Disa nga produktet e Samsung përfshijnë:

Sezoni i dytë i serialit “Emily in Paris”është tashmë i disponueshëm në Netflix.

Të fundit