Flash News

POLITIKOFF

Sara Hoxha flet pas ditëlindjes së Roman, emocionet dhe se si i ka ndryshuar jeta

Sara Hoxha flet pas ditëlindjes së Roman, emocionet dhe se si i ka

Dy ditë më parë,  djali i dytë i Sara Hoxhës dhe Ledion Liços, Roman, ka festuar ditëlindjen e tij të parë në një festë të madhe në natyrë me miqtë e familjes dhe me siguri edhe me shokët e vegjël të Roman dhe London.

Teze Lori ishte ajo që publikoi disa foto nga festa, duke zbuluar më shumë për fansat.

E ndërsa Sara ka shkruar mbi emocionet dhe sa i ka ndryshuar jeta me dy fëmijët e saj:

“Të dielën festuam vitin e parë të lindjes së Romkit. Ishte më i lumturi i të gjitha kohërave! Viti i kaluar ishte i mbushur plor me gëzim e aventura, teksa ambientoheshim në një familje me katër persona. Kurrë në 1 milion vjet s’do ta imagjinoja dot 1 vit më parë, sa shumë dashuri do të kisha për fëmijën tim të dytë! Të dua shumë arusho!”

Të fundit