Flash News

POLITIKOFF

Sara Hoxha tregon se si ndihet për faktin që Dua Lipa ka qenë e dashura e Ledrit: Shyqyr që ka qenë ajo

Sara Hoxha tregon se si ndihet për faktin që Dua Lipa ka qenë e

E ftuar mbrëmë në "Goca dhe Gra" në Top Channel, Sara Hoxha foli edhe për Dua Lipën, e cila ka qenë e dashura e Ledrit shumë vite më parë, kur ajo ende nuk e kishte nisu karrierën si këngëtare.

Pas takimit dhe fotove me Duan vjet në verë, Sara tha se ka pasur njerëz që e kanë komplimentuar, por edhe nga ata që e kanë kritikuar se si mund ta takonte.

Sara Hoxha tregon se si ndihet për faktin që Dua Lipa ka qenë e

“Dua Lipa ishte shumë e mirë. Unë e takova shumë pak, vetëm pimë një kafe familjarisht sepse donin të takonin Poin. për faktin që Dua Lipa ka qenë e dashura Ledrit dhe që unë e takova, aq veta sa më kanë thënë që ke bërë mirë, aq edhe më kanë kritikuar duke më thënë si mund ta takoje. Unë s'e kuptoj ku qëndron problemi. Unë them shyqyr që ka qenë Dua Lipa dhe jo ndonjë tjetër. I jap dorën për këtë. Është një pikë më shumë për të," -tha Sara për Arminën në "Goca dhe Gra".

Sara e ka treguar edhe më parë se ka raport të mirë me ish të dashurat e Ledrit, si me Duan, edhe me Dafinën.

Të fundit