Flash News

POLITIKOFF

Sara Hoxha tregon si është të jesh ‘motra’ e Olta Gixharit

Sara Hoxha tregon si është të jesh ‘motra’ e Olta

Sara Hoxha i është bashkuar kastit të filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku protagonistë janë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli.

Sara luan rolin e motrës së Gixharit, me emrin Jonida. Hoxha shprehet se e ka menduar një rol të vështirë, sidomos në rolin e një personazhi që dashurohet me dikë tjetër.

Sara ka thënë se aktrimin e ka pasur pasion prej kohësh, por nuk e realizoi dot dhe pjesëmarrja në këtë film, është si një ëndërr e bërë realitet.

“Unë në këtë film vij si një vajzë e re që quhet Aria. Jam motra e Jonidës që e luan Olta Gixhari dhe vajza e Zamira Kitës dhe Ndriçim Xhepës. E kam menduar si më të vështirë që të luaja një personazh që dashurohet me dikë tjetër në film. Puthja e parë ka qenë pak e vështirë. Jam munduar që ta mbaj me sa më pak dubla që të ishte e mundshme. Unë kur kam qenë më e vogël e kam pasur ëndërr të bëhem aktore. Kam kërkuar shpesh herë edhe për shkolla aktrimi në Los Angeles. Nuk u realizua kurrë si gjë. Me pak fjalë më është plotësuar një ëndërr”, ka thënë Hoxha.

Të fundit