Flash News

POLITIKOFF

Sara i kërkon fansave të mos e pyesin më për fejesë apo martesë me Dj PM

Sara i kërkon fansave të mos e pyesin më për fejesë apo

Blogerja e njohur Sarah dhe Dj PM u njohën  dhe krijuan një lidhje - të komplikuar - brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Ata u bënë menjëherë nja nga çiftet më të dashur për publikun.  

Tani që të dy kanë dalë, fansat duan të dinë vazhdimisht detaje të tjera për çiftin dhe në një bisedë me ndjekësit e saj, Sara u pyet për shumë gjëra dhe kryesisht pyetjet lidheshin me të dhe Dj Pm. 

Njëri nga ndjekësit u interesua të dinte nëse në planet e tyre ishte një fejesë dhe blogerja i dha një përgjigje të prerë. 

“A keni ndonjë plan për fejesë?”- pyet një ndjekës. 

“Mos ma merrni për të keq, por këto pyetjet për fejesë apo martesë dhe për fëmijë ju lutem mi kurseni. Sapo kemi dal nga nje format televiziv, tre muaj kemi që njihemi me njeri-tjetrin. Cdo gjë kakohën e saj,”- ka shkruar ajo. 

Sara i kërkon fansave të mos e pyesin më për fejesë apo

Të fundit