Flash News

POLITIKOFF

Sarah dhe PM japin puthjen e dytë por i ndërpret Arjola me kërkesën e Monikës

Sarah dhe PM japin puthjen e dytë por i ndërpret Arjola me

Mbrëmë, Sara dhe PM kanë dhënë puthjen e parë duke - u bërë - çifti i parë në Big Brother Vip. Në fakt ende nuk janë deklaruar si çift, por duket se drejt asaj rruge janë, pasi më në fund Sarah "është dorëzuar", pasi gjatë gjithë kësaj periudhe kishte dyshime.

GSot pasdite, Sara, PM dhe Arjola kanë qenë duke bërë prova me Monikën për skenën e famshme të "Fredit dhe Elsës" nga komedia e famshme shqiptare "Pallati 176".

Sarah dhe PM duhet të realizonin puthje duke iu përshtatur skenarit por Arjola në provën e parë nuk i ndërpret pasi dëshiron të shijojë puthjen që e humbën. Por me kërkesën e Monikës, Arjola duhet të ndërhyjë në mënyrë që të vazhdojnë provat.

Megjithatë Monika qesh gjatë gjithë kohës, ku duket se bashkë me Arjolën shijuan puthjen e çiftit edhe pse ishte në kuadër të rolit. Arjola dhe Monika janë dy nga banoret që e përkrahin dashurinë e tyre dhe i kanë nxitur gjithmonë të ndjekin ndjesitë.

Të fundit